Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

2 Maj, 2018

Saranda u nënshtrohet ndërhyrjeve transformuese të pejsazhit urban


Shkallaret e Sarandës po i nënshtrohen rehabilitimit në kuadër të projektit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik” i financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore.


Shkallaret janë objekti i parë në të cilin ka nisur puna në dhjetor 2017 si pjesë e një programi ambicioz investimesh prej 13 milionë eurosh që do të zbatohen në këtë bashki nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Po rikonstruktohen nga e para 4 arteriet komunikuese të cilat formojnë një mozaik të bukur në një sipërfaqe 5,200 m², duke kombinuar gurin e bardhë me qeramikën. Pjesë e punimeve janë edhe ndërhyrjet në rrjetin elektrik dhe sistemin e kanalizimeve (400 metra linear), arredimi urban dhe gjelbërimi.



Në muajt në vijim ky invesim do të pasohet nga një tjetër ndërhyrje për Rigjenerimin Urban të Shëtitores “Naim Frashëri”, që parashikon rehabilitimin e 12,700 m² sipërfaqe.


Këto ndërhyrje kanë për qëllim ridimensionimin e vlerave të qytetit, përmirësimin e pejsazhit urban dhe forcimin e identitetit turistik të qytetit të Sarandës.