Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

26 Prill, 2018

Gati financimi për rrugët Fier – Seman, Qafë Thorë - Theth, Pogradec – Tushemisht

Banka Botërore dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të punojnë bashkë për projektin e ri
për Lidhjen e Rrugëve Rajonale dhe Rurale.

TIRANË – Banka Botërore dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të punojnë bashkë për projektin e ri për Lidhjen e Rrugëve Rajonale dhe Rurale.


Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi ditën e mërkurë projektin e ri që do të ketë një financim prej 50 milionë dollarësh dhe që parashikon rehabilitimin e 55 km rrugë me qëllim përmirësimin e aksesit në disa qendra bujqësore dhe turistike në vend. Po ashtu, projekti do të forcojë kapacitetet e bashkive për menaxhimin e aseteve rrugore.


Tre janë segmented rrugore që do të rehabilitohen vitin e parë: Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth. Segmentet përshkojnë zona të njohura për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Rreth 80.000 banorë do të përfitojnë nga projekti.



Gjysma e rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale nuk është në gjendje të mirë, ç’ka krijon vështirësi në aksesin e shërbimeve publike, si dhe aktivitetet ekonomike. Gjithashtu kjo pengon zhvillimin e sektorit të turizmit dhe bujqësisë. Përmirësimi i lidhjes së rrugëve është me rëndësi kritike për zhvillimin e vendit.


Krahas rehabilitimit të segementeve të përmendura më sipër, projekti do të parashikojë qëndrueshërinë ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike, si përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, si dhe promovimin e mundësive të punësimit të femrave në sektorin e infrastrukturës në Shqipëri.


Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes FSHZH dhe Bankës Botërore. Aktualisht, FSHZH po zbaton një tjetër projekt të financuar nga Banka Botërore me fokus zhvillimin e integruar urban dhe turizmin në bashkitë Berat, Përmet, Sarandë dhe Gjirokastër.


Krahas përmirësimit të infrastrukturës urbane dhe siteve turistike, projekti parashikon zhvillimin e të paktën 20 produkteve turistike dhe marketimin e tyre, me qëllim krijimin e një korridori të ri turistik në jug të vendin që lidh qarqet Vlorë, Berat dhe Gjirokastër.