Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

24 Prill, 2018

Rruga Shkodër – Velipojë, FSHZH intensifikon punimet në prag të sezonit turistik


Ndërkohë në bashkëpunim me autoritetet vendore të qarkut Shkodër, FSHZH monitoron vazhdimisht situatën pas përmbytjeve.


TIRANË – Në prag të sezonit turistik Fondi Shqiptar i Zhvillimit po merr të gjitha masat e nevojshme që projekti për rikonstruksionin e rrugës Shkodër – Velipojë të mos kthehet në pengesë për sezonin turistik që është në prag.


Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, z. Benet Beci së bashku me inxhinierë e specialistë që ndjekin punimet në rrugën Shkodër – Velipojë u takuan me përfaqësues të firmave kontraktore Gener 2, Arifaj, Alb Tiefbau sh.p.k., Denis -05 sh.p.k dhe N.T.P. Eurokos për të diskutuar mbi ecurinë e punimeve. Deri tani janë realizuar 50% e punimeve dhe gjithçka po ecën sipas parashikimeve, ndërsa projekti parashikohet të përfundojë plotësisht vitin e ardhshëm. Por sipas z. Beci me sezonin turistik në prag lind nevoja të merren masa konkrete për të shmangur pengesat në qarkullimin e qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin Velipojën për të pushuar.



Në këtë aspekt u ra dakord që kompanitë e kontraktuara të intensifikojnë punimet në segmentin Harku i Bërdicës – Baks si në gjurmën e re ashtu edhe në segmentin e ekzistues që po i nënshtrohet rikonstruksionit.


Rruga Shkodër – Velipojë është një projekt i financuar nga qeveria shqiptare me 2.3 mld lekë në kuadër të Fazës II të investimeve të qeverisë shqiptare në projekte me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit.


Pas përmbytjeve të muajit mars që preku zonën e Nënshkodrës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Prefekturën dhe Bashkinë Shkodër, si dhe me Drejtorinë e Ujrave dhe Kullimit Lezhë po monitorojnë vazhdimisht rrugën Shkodër – Velipojë, kanalet kulluese dhe veprat e artit në çdo kilometër pas situatës së krijuar.


Si pasojë e reshjeve të dendura gjatë muajit mars u përmbytën disa zona të Nënshkodrës, ku më të prekurit ishin fshatrat Dajç, Bregu i Bunës, Trush, etj. Për pasojë u përmbytën edhe segmente të caktuara të aksit Harku i Bërdicës – Baks, pjesë e rrugës Shkodër – Velipojë, që po rikonstruktohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të investimeve të qeverisë shqiptare. Situata u monitorua vazhdimisht nga inxhinierët e FSHZH për të shmangur dëmtimin e trupit të rrugës dhe veprave të artit. Mbi 20 mjete të rënda si kamionë e eskavatorë u vunë në gatishmëri. Rreth 100 delineatorë e tabela u vendosën në pjesët ku uji kalonte nivelin 50 cm me qëllim shmangien e aksidenteve.


Një grup pune i përbërë nga përfaqësues të këtyre FSHZH-së, Prefekturës dhe Bashkisë Shkodër, si dhe Drejtorinë e Ujrave dhe Kullimit Lezhë u takuan javën e kaluar për të bërë një panoramë të përgjithshme të gjendjes së rrugës, evidentimin e shkaqeve që çuan në përmbytjen e një pjese të saj dhe përcaktimin e masave që duhen marrë për të ardhmen.


Diskutimet konkluduan se bllokimi i një pjese të mirë të kanaleve terciale dhe dytësore kulluese, si rezultat i mosmirëmbajtjes dhe ndërtimeve të disa objekteve të veçanta, ka çuar në përmbytjen e një pjese të rrugës.


Ndërkaq po vijon normalisht puna për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e brezave të betonit dhe skarpateve të kanaleve kulluese dytësore.