Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

18 Prill, 2018

Fondi Shqiptar i Zhvillimit zgjeron bashkëpunimin me qarqet akademike. Nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Kiotos


TIRANË – Në vijim të zgjerimit të bashkëpunimit me rrethet akademike brenda dhe jashtë vendit për të rritur cilësinë dhe qëndrueshmërinë e projekteve që zbaton, Fondi Shqiptar i Zhvillimit nënshkroi në fillim të prillit një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Kiotos.


I themeluar në vitin 1897 Universiteti i Kiotos është i orientuar drejt kërkimit shkencor duke ndërvepruar me 14 institute shkencore në fusha të ndryshme. Nëntë 9 laureatë të çmimit Nobel janë diplomuar nga ky universitet.


Bashkëpunimi do të fokusohet në hartimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, në programet e zhvillimit rajonal dhe do të shtrihet edhe në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës mes stafeve përkatëse të FSHZH dhe Universitetit.



Marrëveshja e bashkëpunimi u parapri nga vizita e një grupi profesorësh dhe studentësh nga Universiteti i Kiotos në Tiranë vitin e kaluar. Gjatë kësaj vizite grupi i profesorëve nga ky Universitet prezantuan përpara përfaqësuesve të departamenteve të kërkimit, infrastrukturës dhe turizmit në FSHZH fushat në të cilat vepron universiteti, si dhe një studim mbi modernzimin e rrjetit hekudhuror dhe transportit urban në Japoni.


Ky bashkëpunim me Universitetin e Kiotos bëhet edhe më i rëndësishëm në kuadrin e projekteve kërkimore që Fondi Shqiptar i Zhvillimit parashikon të ndërmarrë në të ardhmen. Është gjithashtu një mundësi shumë e mirë për identifikimin e qasjeve të reja në projektim dhe për rritjen profesionale të stafit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave.