Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

29 janar 2018

“Rehabilitimi i Zones Qafa e Pazarit”, Gjirokastër


Rehabilitimi i Qafes se Pazarit është pjesë e investimeve që po realizohen në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik në Shqipëri” i financuar prej World Bank Group. Projekti synon të luajë një rol kyç në orientimin dhe demostrimin e dobisë që kjo qasje inovative e integruar ka për zhvillimin rajonal dhe mundësitë që krijon për adresimin e një sërë objektivash që janë edhe pjesë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Territorit.


Nënprojekti do të financojë rehabilitimin dhe restaurimin e rrugëve me kalldrëm, shesheve, shkallëve, trotuareve, si dhe do të instalojë një sistem të mbrojtjes nga zjarri, kanalizimet për ujrat e përdorur e ata të shiut, ndriçimin dhe rrjetet e komunimit në zonën e Qafës së Pazarit, në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Projekti Teknik për këtë ndërhyrje është përgatitur nga DEA studio, financuar prej Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Per te evidentuar dhe zbutur ndikimet ne mjedis dhe ne aspektet sociale te ketij nenprojekti, eshte hartuar Plani i menaxhimit social dhe mjedisor per “Rehabilitimin e Zones Qafa e Pazarit”, Konsultimi me publikun per kete nenprojekt u organizua në qytetin Gjirokaster, tek Kinemaja e Re, ne daten 10 Tetor 2017, ora 11:00. Versioni final i PMMS, perfshire minutat e takimit, mund te shkarkohet ketu:
(Shkarko dokumentin)