Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 4 janar 2018

Projekti “Rrugët Lidhëse Rajonale e Lokale në Shqipëri”- FSHZH organizon sesion konsultativ mbi komponentin mjedisor dhe social


TIRANE – 4 Janar 2018. Përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore përfituese të projektit “Rrugët Lidhëse Rajonale në Shqipëri” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përfaqësues të ministrive partnere të FSHZH-së dhe agjencive që kanë në fokus të punës së tyre kujdesin ndaj mjedisit, përfshirë Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit , Agjencinë e Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ishin të pranishme në sesionin konsultativ ku u diskutua mbi pritshmëritë e komponentit mjedisor dhe social të këtij projekti.


Projekti, i cili pritet të financohet nga Qeveria Shqiptare përmes një kredie të Bankës Botërore dhe FSHZH, është parashikuar të fillojë nga zbatimi i tij këtë vit. Nëpërmjet ndërhyrjeve të parashikuara synohet përmirësimi dhe sigurimi i aksesit të komuniteteve rajonale drejt qendrave ekonomike e turistike dhe forcimi i aftësive të bashkive përfituese për menaxhimin e infrastrukturës rrugore. Në fokus të projektit do të jetë edhe shfrytëzimi i lidhjes rrugore për përfitim ekonomik, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe turizmit, dy prej sektorëve kyç për rritjen ekonomike në Shqipëri.



Mbrojtja e mjedisit, shpronësimet, ruajtja e trashëgimisë kulturore ishin disa nga çështjet kryesore që u diskutuan në takim. Diskutimi në një masë të madhe u përqëndrua në familjarizimin e pjesmarrësve me dokumentet bazë për rregullimin e aktiviteteve të sipërpërmendura. Pjesëmarrja e komunitetit dhe informimi i qytetarëve është një komponent i rëndësishëm i zbatimit të këtij projekti që në fazën e konceptimit deri në përfundimin e zbatimit. Për këtë qëllim dokumentet që lidhen me rregullimin e aktiviteteve që lidhen me komponentin mjedisor dhe atë social janë bërë të aksesueshme për publikun në lidhjet:


Kuadri i Menaxhimit Mjedisor dhe Social, Draft (Shkarko dokumentin shqip)

Kuadri i Politikave te Shpronesimit/Risistemimit (Draft) (Shkarko dokumentin shqip)