Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

1 Dhjetor 2017

Veprat e artit në Lungomare, FSHZH jep çmimin e dytë për artistin Joni Kraja


TIRANE – Artisti Joni Kraja, fitues i çmimit të dytë në konkursin për veprat e artit në vijën bregdetare të Vlorës, ishte sot në mjediset e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të tërhequr çmimin, që iu dorëzua nga Drejtori Ekzekutiv, z. Benet Beci. Kraja ishte një ndër 59 artistët që morën pjesë në konkursin për veprat e artit në Vijën Bregdetare të Vlorës - Lungomare. Kraja u shpall fitues i çmimit të dytë një jurie që përfshiu përfaqësues të Delegacioni të BE-së, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Bashkisë Vlorë, Qendrës së Informimit të BE-së dhe përfaqësues të komunitetit arti në Shqipëri.



E pavetëdijshmja është ajo çfarë e tërheq dhe e frymëzon artistin e ri në punën e tij. Stilizimi i shisheje plastike të shtrembëruar përveç mesazhit artistik synon edhe të sensibilizojë mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit të pastër për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm.


Shpallja e fituesve të konkursit për veprat e artit në vijën bregdetare të Vlorës u bë në një ceremoni zyrtare në datat 8-9 nëntor ku ishte i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johanes Hahn. Kjo ceremoni shënoi edhe përmbylljen zyrtare të Fazës i të këtij projekti kompleks e ambicioz.


Faza I e Projektit të Vijës Bregdetare të Qytetit të Vlorës pati një kosto të përafërt prej 11.77 milionë eurosh. Projekti u financua nga Delegacioni i Bashkimit Europian nëpërmjet një granti që kapi shifrën 9,47 milionë euro, ndërsa 2.3 milionë u financuan nga Qeveria Shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.