Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

3 Gusht 2017

FSHZH me bëthamë trajnerësh për ujësjellësat ruralë


Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka tashmë një skuadër prej 15 trajnerësh të kualifikuar për skemat e reja të ujësjellësave ruralë. Trajnerët u trajnuan në kuadër të masave shoqëruese të parashikuara në projektin SIF IV, pjesë e programit Ujësjellësat Ruralë bashkëfinancuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Gjermane për Zhvillim (KfË) dhe Bashkimi Europian.



Trajnimi 15-mujor, që u zhvillua në periudhën Prill 2016-Qershor 2017, krijoi një bërthamë trajnerësh të kualifikuar, të cilët në të ardhmen do të ofrojnë trajnime për Operatorët e Shërbimit të Ujësjellësave Ruralë në funksion të rritjes së kapaciteteve të tyre. Trajnimi u përqëndrua në tema të fushës inxhinierike, financiare dhe komunikimit dhe u drejtua nga ekspertë shqiptarë e ndërkombëtarë të fushave përkatëse.



Aktualisht FSHZH po zbaton programin e ujesjellsave ruralë RWSP 3 në të gjithë vendin me përfitues të paktën 14 Bashki dhe Ndërmarjet UK përkatëse.


Bërthama e ekspertëve të kualifikuar dhe të certifikuar për trajnim përbën një vlerë të shtuar të FSHZH-së. Tashmë institucioni ofron një paketë të plotë të integruar për projektet e ujësjellësave ruralë. Krahas ndërtimit të infrastrukturës në sistemet e furnizimit me ujë ofrohet edhe trajnimi i stafit të operatorëve përkatës të ujit për një menaxhim efektiv dhe me standarde për furnizimin e qëndrueshëm të popullsisë me ujë cilësor.