Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë më, 17 mars 2016

NJOFTIM PËR FILLIMIN E ZBATIMIT TË PROGRAMIT TË UJËSJELLËSVE RURAL III


Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpall fillimin e zbatimit të Ujësjellësve Rural III. Ky është një program i Qeverisë Shqiptare që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe financohet nga një kredi me vlerë 26.5 milion EURO, ofruar nga KfW dhe Bashkimi Europian.


Programi, i cili do të jetë i hapur për të gjitha bashkitë, konsiston në ndërtimin/rehabilitimin e rreth 70 ujësjellësve rural, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës së 75.000 banorëve.


Për identifikimin e nevojave dhe projekteve të furnizimit me ujë është hapur procesi i aplikimit, i cili menaxhohet nga Konsulenti i kontraktuar nga F.SH.ZH, kompania “Posch & Partners”.


Aplikimi për këtë program do të bëhet nëpërmjet një pyetësori online. Të gjithë aplikuesit do të kenë akses në linkun për plotësimin e formularit i cili përfshihet në thirrjen për aplikim dërguar bashkive si dhe në faqen zyrtare të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, www.albaniandf.org.


Për çdo informacion, ju lutemi të na kontaktoni në:


Adresa: Rruga Ismail Qemali 43/1 kat 7, Tiranë
Email: rws@pap.co.at
Tel: 04 2243519