Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 25 shkurt 2016

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, partneri pritës në organizmin e Mbledhjes së VI-të të Stafit dhe Komitetit Drejtues të projektit HERA


Në kuadër të projektit HERA, “Menaxhimi i turizmit të qëndrueshëm të trashëgimisë së Adriatikut”, financuar nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatik, në datat 23-25 Shkurt 2016, në ambientet e Hotel Tirana International, Fondi Shqiptar i Zhvillimit organizoi Mbledhjen e VI të Stafit dhe Komitetit Drejtues të projektit HERA, si pala pritëse e këtij aktiviteti. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues nga institucionet partnere si: Qarqet Zadar, Split Dalmatia, Šibenik-Knin, Dubrovnik Neretva, Primorje – Gorski Kotar, Abruzzo, Bashkitë Mostar, Postojna, Piran, Prefekturat e Riminit e Ravenes, Universiteti i Foggia, COPE Teramo, Ministria e Mbështetjes së Zhvillimit dhe Turizmit të Malit të Zi, si dhe përfaqësues nga Fondit Shqiptar i Zhvillimit, Departamenti Zhvillimit Rajonal.



Ky aktivitetet u iniciua me fjalën e mirëseardhjes nga ana e Drejtorit të Departamentit të Zhvillimit Rajonal, Z. Blendi Bushati, i cili prezantoi strategjinë e orientimit të aktiviteteve që ka FSHZH, të cilat janë në përputhje me prioritetet e BE dhe Qeverisë Shqiptare drejt zhvillimit të zonave turistike si një potencial i madh ekonomik. Më pas Z.Bushati vijoi fjalën e tij me një përshkrim të ecurisë së punimeve të restaurimit dhe muzealizimit të Fototekës Marubi në Shkodër, si projekt pilot, pjesë e projektit HERA.


Referuar axhendës treditore të këtij aktiviteti u vijua me prezantimin e situatës aktuale në të cilën u trajtuan të gjitha problematikat në implementimin e projektit, si dhe prezantimi i arritjeve të deritanishme komentuar nga secili partner për secilën Paketë Pune.