Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 9 shkurt 2016

Këshilli Drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit miraton buxhetin për vitin 2016


Ditën e martë datë, 9 shkurt 2016, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nën drejtimin e Z.Niko Peleshi, Zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave, në cilësinë e Kryetarit të këtij Këshilli.


Mbledhja, e cila ishte e para për vitin 2016, kishte në rend të ditës miratimin e raportit të aktivitetit të FSHZH-së për vitin 2015, prezantimin e raportit të Auditit të Brendshëm 2015, si dhe miratimin e buxhetit për vitin 2016.



Prezantimi i aktivitetit institucional të FSHZH-së për vitin 2015 u paraqit nga Z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në fjalën e tij Z. Beci, ndër të tjera theksoi se realizimi financiar për vitin 2015 ishte 92 % kundrejt buxhetit vjetor. Ecuria e disbursimeve për investimet publike pati një nivel të lartë duke u realizuar në masën 96%. Ai gjithashtu u ndal edhe në diversifikimin e portofolit të investimeve, ku institucioni që ai drejton pavarësisht tipologjisë së re të projekteve dhe procedurave të reja të prokurimeve, e përballoi me sukses edhe këtë sfidë të re. Z. Beci shtjelloi edhe programet e reja që pritet të fillojnë implementimin gjatë vitit 2016 si “Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale III”, financuar nga KfW, i cili parashikon ndërhyrje në shkallë të gjerë në të gjithë vendin; Punët në Komunitet IV - 2015-2019 (Alpet e Shqipërisë & Zona Bregdetare) financuar nga CEB, Qeveria Shqiptare, Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe NJQV-të përfituese; si dhe “Përmirësimi i Infrastrukturës rrugore në zonën e Lumit të Vlorës” me financim nga Fondi Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab.


Mbledhja u mbyll me miratimin e buxhetit për vitin 2016.