Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

6 tetor 2015

Vijon me ritme të mira projekti për “Ndërtimin e Rrugëve në Qendër të Fshatit Jergucat” në Gjirokastër


“Ndërtimi i Rrugëve në Qendër të Fshatit Jergucat” në njësinë vendore “Dropull i Sipërm”, të Gjirokastrës është një tjetër projekt që po zbatohet nga FSHZH, me financim të Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Fondit për Zhvillim të Rajoneve. Punimet civile kanë filluar në korrik 2015 dhe pritet të zgjasin 6 muaj.



Projekti ka të bëjë me rikonstruksionin e rrugës në Qendër të fshatit Jergucat, Unazës rreth Qendrës dhe një rrugice kryesore të fshatit, të gjitha së bashku me një gjatësi prej 1680 ml. Punimet kryesore të projektit përfshijnë rikonstruksionin e plotë me shtresa asfaltike, rrjetin e ujrave të bardha, veshjen me beton të kanalit të shkarkimit, ndërtimin e mureve mbajtës prej betoni, bordura, kuneta, trotuare, ndriçim rrugor, gjelbërim, sinjalistikë vertikale dhe horizontale.


Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti janë rreth 1500 banorë të Dropullit të Sipërm.