Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

27 gusht 2015

Përfundojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Toshkëz-Zhelizhan-Mavraj” në bashkinë e Lushnjes


Sapo kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e segmentit rrugor “Toshkëz-Zhelizhan-Mavraj” në Allkaj, Bashkia Lushnje. Ky projekt i cili është investim i Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Fondit për Zhvillim të Rajoneve, është zbatuar nga FSHZH.



Punimet për rikonstruksionin e rrugës filluan në qershor 2015 dhe zgjatën tre muaj. Segmenti rrugor prej 6.8 km lidh rrugën nacionale “Klubi i Shoferit-Fier Shegan” me fshatrat Toshkëz, Mazhaj dhe Zhelizan. Gjerësia e rrugës varion nga 4-5 metra, plus bankina prej 0.5 m.


Banorët e fshatrave të sipërpërmendur do të udhëtojnë më shpejt dhe në kushte më të mira drejt qendrave shëndetësore, shkollave dhe tregut të Lushnjes.