Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Kukës, më 27 korrik 2015

Drejt përfundimit ndërtimi i ujësjellësit të fshatit Topojan në Kukës


Rreth 1000 banorë të fshatit Topojan në Qarkun e Kukësit së shpejti do të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm falë investimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në ndërtimin e një skeme të re të furnizimit me ujë. Skema e furnizimit me ujë është një nga shumë investimet e ngjashme të furnizimit me ujë në zonat rurale që FSHZH ka zbatuar në Qarqet e Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës, të financuara nga Qeveria Shqiptare dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW).Punimet për ndërtimin e ujësjellësit filluan në korrik 2014.