Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 14 korrik 2015

Drejt përfundimit ndërtimi i ujësjellësit të fshatrave Bllicë dhe Laçaj në Dibër


Rreth 1350 banorë të fshatrave Bllicë dhe Laçaj në Qarkun e Dibrës së shpejti do të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm falë investimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) në ndërtimin e një skeme të re të furnizimit me ujë. Skema e furnizimit me ujë është një nga shumë investimet e ngjashme të furnizimit me ujë në zonat rurale që FSHZH ka zbatuar në Qarqet e Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës, të financuara nga Qeveria Shqiptare dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW). Punimet për ndërtimin e ujësjellësit kanë filluar në korrik 2014 dhe pritet të përfundojë së shpejti.



Burimi nga i cili merret uji është Sopanika me ujë të cilësisë shumë të mirë dhe një sasi prurjeje prej 60 litra / sekondë. Projekti përfshin ndërtimin e pikës së lidhjes në tubin kryesor të Sopanikës, ndërtimin e rrjetit të transmetimit nga pika e lidhjes deri tek dy depot e ujit Bllicë dhe Laçaj bashkë me pusetat e ndryshme në linjë (shuarje presioni, ajrimi, komandimi dhe shkarkimi), ndërtimin e dy depove 50 dhe 40 m³ bashkë me dhomat e klorit për fshatrat e mësipërme, ndërtimin e rrjetit të brendshëm të dy fshatrave Bllicë dhe Laçaj bashkë me pusetat e ndryshme në dhe ndërtimin e lidhjeve familjare nga puseta e matësve të ujit deri tek kufiri i pronës për çdo familje.


Skema e re e furnizimit me ujë është hartuar në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Uji që furnizohet nga rezervuarët është i klorinuar për të siguruar se i plotëson standardet ndërkombëtare - ndryshe nga furnizimit me ujë që ishte më parë në dispozicion të fshatarëve.


Skema e furnizimit me ujë për fshatrat Bllicë dhe Laçaj është pjesë e Programit SIF (IV) cili përfshin ndërtimin e 15 skemave të reja të ujësjellësve rurale për 21 fshatra në Qarqet Dibër, Shkodër dhe Kukës. Të gjitha këto skema të reja të furnizimit me ujë (të shoqëruar në disa raste edhe nga përmirësimet sanitare dhe kanalizimet e infrastrukturave të shkollave, qendrave shëndetësore dhe disa familjeve në këto fshatra), do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe cilësinë e jetës së rreth 17,000 banorë të 21 fshatrave përfituese. Programi SIFIV filloi në vitin 2010 dhe pritet të përfundojë deri në fund të 2017.