Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë më, 25 maj 2015

Kryeministri Rama inspekton punimet për rikonstruksionin e segmentit rrugor “Çermë Sektor, Tre Urat-Stravec-Gërmenj i Madh, Tre Urat-Autostrada ‘Rrogozhinë-Lushnje”


Dje gjatë vizitës së tij në Divjakë e Lushnje, Kryeministri Rama inspektoi ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Çermë Sektor, Tre Urat-Stravec-Gërmenj i Madh, Tre Urat-Autostrada ‘Rrogozhinë-Lushnje’”, punimet e së cilës po kryhen nga FSHZH me investim të Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Fondit për Zhvillim të Rajoneve. Gjatë kësaj vizite ai shoqërohej edhe nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Znj. Eglantina Gjermeni, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolla dhe Deputeti i zonës Z. Erion Braçe.


Rruga - 3 ura - Gërmenj- Divjake, po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, i cili do ta sjellë këtë segment rrugor në kushtet e një infrastrukture të standardeve bashkëkohore. Në gjendjen ekzistuese të rrugës kalimi i makinave ishte i pamundur pasi gropëzimet ishin të shumta dhe trupi i rrugës ishte shumë i dëmtuar.



Projekti parashikon një zgjerim për segmentin e asfaltuar nga Tre Urat - Autostrada Rrogozhinë – Lushnjë dhe rikonstruksionin e plotë për pjesën tjetër me gjerësi 5 m asfalt për segmentin Çerme Sektor-Tre Urat - Stravec - Gërmenj i Madh.


Deri tani në objekt janë realizuar punimet e gërmimit dhe të mbushjes, në një gjatësi prej 10 kilometrash, nga Çermë Sektori në drejtim të Gërmenjit, për të vijuar me pjesën e mbetur prej 2 kilometrash.


Përfundimi i rikonstruksionit do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve të zonës drejt bashkisë së Divjakës sipas ndarjes së re territoriale, gjithashtu do ti japë një impakt të ri tregtimit të produkteve të këtyre fshatrave në tregun e Divjakës, i cili është tregu më i afërt për ta. Deputeti Braçe u shpreh se kjo zonë bujqësore do të dalë më në pah me rrugën e re, e cila në të njëjtën kohë do ti japë një shtysë të re edhe turizmit. “Është e gjitha zonë bujqësore kjo këtu dhe rruga kalon mes përmes fushave. Është zonë e pastër, nuk ka as ndërtime asgjë. Ndërkohë të dy tregjet, tregu i Lushnjës me tregun e Divjakës lidhen me rrugë, e njëjta gjë vlen edhe për turizmin, për plazhin, njerëzit nga Lushnja vinë direkt në Divjakë. Ta vijojmë këtë se jo na lidh vetëm Bashkinë e madhe që krijon por në anën tjetër i jep gjithë pjesës bujqësore dhe i jep gjithë pjesës së Grabianit dhe bëhet një super rrugë bujqësore që i nxjerr lekët vetë për shkak të fluksit të madh që do të ketë edhe trafikut, edhe të punëve në bujqësi që ka,” u shpreh ai.


(marrë me shkurtime nga: www.kryeministria.al)