Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 18 maj 2015

Takim i punonjësve të Departamentit të Infrastrukturës mbi ecurinë e projekteve në zbatim


Sot në ambientet e FSHZH-së u organizua një takim me të gjithë punonjësit e Departamentit të Infrastrukturës. Në takim mori pjesë edhe Z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-së. Fokusi i këtij takimi ishte mbi ecurinë e investimeve të realizuara nga FSHZH në kuadër të Programit “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore & Lokale”, si dhe mbi projektet që po zbatohen nga FSHZH me investimet e Qeverisë Shqiptare, përmes Fondit të Zhvilllimit të Rajoneve.


Pjesë e diskutimit ishin dhe Programet e Furnizimit me Ujë të zonave rurale, Programe të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës së sistemit të ujësjellësve në këto zona.



Takimi vijoi më pas me diskutime nga menaxherët e kontratave dhe inspektorët e mjedisit mbi çështjet mjedisore, në kuadër të gjelbërimit, pyllëzimit, menaxhimit të mbetjeve, paraqitjes së situatës aktuale të statuseve të lejeve mjedisore dhe ndryshimet mbi procedurat mjedisore dhe sociale.


Duke vlerësuar punën e deritanishme, rëndësi e veçantë iu kushtua cilësisë së realizimit të punimeve si dhe qëndrueshmërisë së investimeve.