Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 20 prill 2015

Njoftim për punime infrastrukturore në segmentin rrugor “Mbikalimi i Kasharit – Mbikalimi i Kamzës”


Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton publikun se nga data 19.04.2015 ka rifilluar qarkullimi i mjeteve automobilistike në segmentin rrugor “Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit”, drejtimi Tiranë-Vorë.


Punimet e kryera konsistuan në riparimin e defekteve të shtresës asfaltike, riveshjen me asfalt të trupit të rrugës së këtij segmenti dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale.



Në vijim informojmë publikun se duke filluar nga data 20.04.2015 deri më 30.04.2015, do të kryhen punime në kahun tjetër të rrugës, drejtimi “Vorë-Tiranë”. Devijimi i trafikut fillon para mbikalimit të Kasharit për në rrugën dytësore, drejtimi “Vorë-Tiranë” deri tek mbikalimi i Kamzës. Gjatë kësaj periudhe rruga dytësore do të ketë vetëm një kah lëvizje drejtimi “Vorë -Tiranë”. Me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së sigurtë për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës ju lutemi të gjithë drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këtë segment, të tregojnë kujdes dhe të drejtojnë mjetin me shpejtësi të moderuar për shmangien e çdo të papriture gjatë kalimit në këtë segment rrugor.


Kompania zbatuese e punimeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore ka marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së trafikut gjatë këtyre punimeve.


Ju falenderojmë për mirëkuptimin,
Fondi Shqiptar i Zhvillimit