Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 15 prill 2015

Ditë e hapur në kuadër të Projektit IPATECH


Më datë 15 prill 2015 në ambientet e Laboratorit të Teknologjive Ushqimore, Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, organizuan “Ditën e Hapur” për aplikimin e teknologjive në miniaturë në fushën e agropërpunimit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, Drejtori Ekzekutiv i FSHZH, Z.Benet Beci, pedagogë, fermerë, përfaqësues të bizneseve të agropërpunimit dhe studentë.


Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit IPATECH, të financuar nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar IPA Adriatik.



Projekti synon futjen e teknologjive të reja të vogla dhe të përballueshme nga biznesi i vogël dhe i mesëm, për të mundësuar futjen e kësaj kategorie me konkurrueshmëri të lartë në treg.


Në kuadër të këtij projekti FSHZH ka pajisur Laboratorin e Teknologjive Ushqimore me një linjë në miniaturë për përpunimin e qumështit. Kjo linjë e instaluar është në dispozicion të të gjithë fermerëve, studentëve, SME-ve të cilët duan të eksperimentojnë dhe të aplikojnë teknologjitë e reja të përpunimit të qumështit.


Dita e hapur synon të sjellë përvojën e krijuar gjatë një periudhe disa mujore eksperimentimi duke promovuar këtë aktivitet në shkallë të gjerë.


Pasi vizituan mjediset e Laboratorit, pjesëmarrësit asistuan në demonstrimin e linjës së re të përpunimit të qumështit dhe u njohën nga afër me produktet që kjo qendër ka prodhuar falë kësaj teknologjie.


Me financim të Bashkimit Europian, FSHZH është duke punuar për zbatimin e disa projekteve zhvillimore në infrastrukturë, turizëm, kulturë etj.