Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë më 8-9 prill 2015

Trajnim i stafit të Njësisë së Projekteve Hidroteknike si trajnerë për çështjet teknike dhe tregtare të ujësjellësve ruralë në kuadër të Programit SIFIV


Në kuadër të Programit të përmirësimit të furnizimit me ujë në zonat rurale - SIFIV, dhe të Programit të trajnimit për punonjësit e funksionimit dhe mirëmbajtjes në këto zona, në datat 8 dhe 9 prill 2015, në ambientet e FSHZH-së u organizua trajnimi i stafit të Njësisë së Projekteve Hidroteknike. Ky trajnim u drejtua nga konsulenti i huaj Z. Paul Dean.


Qëllimi i këtij trajnimi ishte përgatitja e stafit për fillimin e zbatimit të Programit SIFIV në terren. Temat që u shtjelluan gjatë këtyre dy ditëve të trajnimit kishin në fokus trajnimin e punonjësve të funksionimit dhe mirëmbajtjes të ujësjellësave të zonave rurale për çështjet teknike, tregtare e financiare të skemave të ujësjellësave që po ndërtohen në 23 fshatra në zonën veriore të Shqipërisë.



Me suportin e konsulencës së huaj stafi i FSHZH-së është gati të fillojë punën në terren duke përgatitur stafin e komunave për marrjen në dorëzim të ujësjellësve si dhe për funksionimin e mirëmbajtjen e tyre.


Nëpërmjet Programit SIF IV, financuar nga KfW në vlerën 5 milionë Euro dhe 0.8 milionë Euro të tjera që janë kontribut lokal nga NJQV-të përfituese synohet ndërtimi i 15 skemave të ujësjellësave në Qarqet, Kukës, Shkodër dhe Dibër.