Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 3 prill 2015

Tryezë e rrumbullakët për krijimin e sistemeve të qëndrueshme dhe efektive të mirëmbajtjes së rrugëve


Më datën 3 prill në ambientet e Hotel Tirana International u organizua tryeza e rrumbullakët për të diskutuar mbi Dokumentin e Politikave Mbështetje e Zhvillimit të një Sistemi të Qëndrueshëm të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Qeverisjen Lokale, që trajton çështjen e mirëmbajtjes së rrugëve në kuadrin e reformës administrativo- territoriale. Tryeza organizohej bashkarisht nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, FSHZH dhe Roughton International Ltd. Në takim morën pjesë Z. Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore, Z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-së si dhe përfaqësues të institucioneve relevante kryesore që veprojnë në nivel, qendror, rajonal dhe lokal.


Kjo tryezë organizohet në kuadër të Programit Mbështetja e Zhvillimit të një Sistemi të Qëndrueshëm të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Qeverisjen Lokale financuar nga BEI (Banka Europiane e Investimeve). Dokumenti i Politikave me të njëjtin titull si Programi, identifikon dhe elaboron ndikimet e reformës territoriale në mirëmbajtjen e rrugëve si dhe eksploron një seri masash që duhet të ndërmerren për të siguruar që Njësitë e reja të Qeverisjes Lokale që do të krijohen në kuadër të Reformës janë të afta të kryejnë mirëmbajtjen e rrugëve në mënyrë efektive dhe konsistente.



Tryezën e përshendeti Z. Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore, i cili ndër të tjera tha se:“Një studim i tillë i plotë dhe serioz për shërbimin e mirëmbajtjes së rrugëve na ndihmon të kryejmë një model më efiçent dhe cilësor të këtij shërbmi”. Ai falenderoi FSHZH dhe donatorët që i janë përgjigjur në kohë reformimitt të shërbimit të mirëmbajtjes duke ofruar këtë dokument që duhet konvertuar në instrument konkret për mirëmbajtjen e rrugëve rurale.


Më tej Z. Benet Beci, Drejtori Ekzekutiv i FSHZH, vuri theksin në rëndësinë e mirëmbajtjes si kriter të qëndrueshmërisë së projekteve infrastrukturore të zbatuara nga FSHZH. Ndër të tjera ai u shpreh se: “Reforma territoriale krijon premisa jo vetëm për shërbime më efiçente, por në lidhje me aktvitetin e FSHZH ofron skemën e duhur që investimet në infrastrukturën publike të jenë efiçente”.


Përfaqësuesi i Roughton International dhe FSHZH ndanë gjetjet e studimit dhe një seri rekomandimesh për verprime të menjëhershme që duhet të merren nga një seri aktorësh për të krijuar sistemin që do të garantojë mirëmbajtjen efektive të rrugëve nga njësitë e ardhshme vendore.


Të pranishmit në aktivitet e vlerësuan Dokumentin e Politikave si një kontribut i rëndësishëm për reformimin e shërbimit të mirëmbajtjes së rrugëve lokale në kontekstin e ndryshimeve që pritet të ndodhin nga reforma administrative-territoriale.