Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, 1 Prill 2015

Takim i përbashkët i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe përfaqësuesve lokalë në zonën kufitare mes Shqipërisë e Malit të Zi


Sot në ambientet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit u organizua një takim konsultativ i përbashkët i FSHZH-së dhe përfaqësuesve të qeverisjes lokale në zonën kufitare mes Shqipërisë e Malit të Zi. Ky takim vjen në vazhdën e takimeve të mëparshme që synojnë krijimin e sinergjive të përbashkëta për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku përfshihen Rozhaja, Plava, Gucia, Kelmendi, Shkreli dhe Margegaj. Konteksti i këtij takimi është mundësuar nga projekte zhvillimore që FSHZH-ja po zbaton në zonën veriore me qëllim përmirësimin e cilësisë të jetës së banorëve të kësaj zonë nëpërmjet zhvillimit të turizmit të tilla si projekte infrastrukturore lokale, projekti MONTEAL, dhe Master Plani i Alpeve Shqiptare.



Në pritjen e mirëseardhjes Z.Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH vlerësoi bashkëpunimin me përfaqësuesit e autoriteteve lokale të Malit të Zi, përkatësisht të Komunave Rozhajë, Guci dhe Plavë. Më tej axhenda vijoi me takimin konsultativ mbi njohjen e sfidave dhe mundësive të përbashkëta për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të komuniteteve në zonën kufitare. Gjatë takimit, përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut të Shkodrës dhe ata të Malit të Zi prezantuan edhe ndërhyrjet dhe programet e zhvillimit që po zbatohen aktualisht apo të planifikuara në të ardhmen si një mundësi për sinergji të përbashkëta.


Takimi përfundoi me konsensusin e përbashkët të pjesëmarrësve për të punuar më tej mbi themelimin e një platforme institucionale e cila do të jetë baza për partneritet mes aktorëve në projekte strategjike për zhvillimin e zonës; hartimin e programeve të përbashkëta strategjike të zhvillimit si dhe projekte specifike në zonë.