Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, 30 Mars 2015

Komisioni për Integrimin Europian miratoi dy projektligje të rëndësishme për furnizimin me ujë në zonat rurale


Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit dhe projektit,ndërmjet Republikës së Shqipërisë, “Marrësi”,të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia zbatuese e projektit” dhe KFW Frankfurt AM MAIN, “KFW”, për fondet IPA të Bashkimit Europian për furnizimin me ujë të zonave rurale III”. Kjo marrëveshje ka për qëllim akordimin e një granti në shumën 9 803 922 euro që do të përdoret për rehabilitimin, rindërtimin ose ndërtimin e sistemeve të ujësjellësve ruralë dhe, nëse është e zbatueshme, për masa plotësuese për ujërat e zeza në raste emergjente. Ky projekt, i cili vjen në fazën e tij të tretë, ka si objektiv rehabilitimin, rindërtimin ose ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë në zonat rurale dhe, nëse paraqitet nevoja, marrjen e masave urgjente plotësuese ndaj ndotjes së ujit. Anëtarët miratuan edhe projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit dhe projektit,ndërmjet Republikës së Shqipërisë , “Marrësi”,të përfaqësuar nga Ministria e Financave,dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia zbatuese e projektit”, dhe KFW Frankfurt AM MAIN, “KFW”, për masat shoqëruese për furnizimin me ujë të zonave rurale III”. Qëllimi i projektit është përdorimi i skemave të ujësjellësve të rehabilituar ose ndërtuar, për të kontribuar në përmirësimin e furnizimit të popullsisë, në zonat e projektit, me ujë të pijshëm dhe me tarifa të pranueshme, që mbulojnë kostot e furnizimit. Projekti do të shtrihet në të gjithë vendin dhe do të fokusohet, kryesisht, në sistemet e ujësjellësve me rënie të lirë, në fshatrat ruralë me numër të lartë popullsie të qëndrueshme.


(www.parlament.al)



(fotot janë ilustruese)