Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë më, 17 mars 2015

Korniza strategjike "Zhvillimi social-ekonomik i zonës Gjakovë – Has – Tropojë" finalizohet për t’u ndarë në mbledhjen e përbashkët të Qeverive, Shqipëri dhe Kosovë


Sot në ambientet e FSHZH-së u organizua takimi final konsultativ mbi Kornizën strategjike "Zhvillimi social-ekonomik i zonës Gjakovë – Has – Tropojë", i cili përfaqëson një iniciativë pilot për zhvillimin e përbashkët të komuniteteve vendore kufitare Shqipëri-Kosovë. Në takim morën pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Z. Qemal Minxhozi, Znj. Mimoza Kusari Lila Kryetare e Komunës Gjakovë, Z. Benet Beci Drejtor Ekzekutiv i FSHZH, Z. Blendi Bushati Drejtor i Departamentit të Zhvillimit Rajonal,FSHZH dhe të tjerë përfaqësues të përfshirë në proçesin e përgatitjes së këtij dokumenti.


Ky takim vjen në vazhdën e një serie aktivitetesh, procesi intensiv konsultimi dhe pune të përbashkët me aktorët lokal relevant në Shqipëri dhe Kosovë në periudhën njëvjeçare maj 2014-mars 2015. Aktiviteti që pararendi këtë takim ishte workshopi teknik "Strategjizimi i përbashkët i zhvillimit të brezit kufitar Shqipëri-Kosovë" që u zhvillua më 13 mars 2015 në Gjakovë. Workshopi mundësoi krijimin e një hapësire pune për strategjizim të përbashkët për zhvillimin e zonës së brezit kufitar, duke marrë avantazh nga potencialet dhe mundësitë e përbashkëta për zhvillim. Në këtë aktivitet morën pjesë aktorë kyç lokal, specialistë dhe ekspertë që punojnë në sektorë të ndryshëm të zhvillimit, në bashkitë Tropojë dhe Has dhe komunat Gjakovë dhe Junik



Inputi i mbledhur në këtë workshop lehtësoi përpilimin e kornizës strategjike "Zhvillimi social-ekonomik i zonës Gjakovë – Has – Tropojë" që u konsultua në takimin e sotëm me qëllim ndarjen e tij në takimin e radhës së dy Qeverive, Shqipëri dhe Kosovë, për t’u aprovuar si dokument strategjik i zhvillimit të zonës Gjakovë-Has-Tropojë, për të nisur sa më parë nga iniciativa konkrete bashkëpunimi.