Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 3 mars 2014

Rikonstruksion i segmentit rrugor “Lagja 1 Maji-Unaza Himarë”, në bashkinë e Himarës


Ka pak muaj që në bashkinë e Himarës ka filluar rikonstruksioni i segmentit rrugor “Lagjja 1 Maji-Unaza Himarë” me gjatësi 1.8 km.Zbatimi i këtij projekti po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim nga Qeveria Shqiptare dhe BERZH, BEI dhe IPA 2010-2011.


Punimet për rikonstruksionin e rrugës përfshijnë punime gërmimi, zgjerim rruge me dy korsi, ndërtim vepra arti si tombino, trotuare në të dy anët e rrugës si dhe ndriçim.



Ndërtimi i kësaj rruge lehtëson transportin dhe garanton qarkullim të lirshëm duke anashkaluar qendrën e qytetit, shmangjen e trafikut të ngarkuar,sidomos në sezonin e verës. Gjithashtu rruga mundëson kalimin komod të mjeteve të tonazhit të rëndë duke shmangur rrugët e ngushta ekzistuese, si dhe krijon kushte më të favorshme mjedisore për banorët e Himarës.


Përfituesit e drejtpërdrejtë të kësaj rruge janë banorët e lagjes “1 Maji” të cilët kanë vuajtur nga mungesa e infrastrukturës rrugore; ndërsa me ndërtimin e Lotit të dytë të kësaj rruge do të mundësohet kalimi drejt fshatrave të tjerë të bregdetit dhe drejt qytetit të Sarandës.
Punimet për rikonstruksionin e rrugës pritet të përfundojnë para fillimit të sezonit turistik.