Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 27 shkurt

Zhvillohet takimi i katërt i Bordit Ndërkufitar të Projektit MONTEAL


Më datë 26 shkurt në ambientet e qendrës kulturore të Gucisë, Mal i Zi, u zhvillua takimi katërt i bordit ndërkufitar për harmonizimin e zhvillimeve ekonomike e lokale në Kelmend, Shkrel, Beranë, Andrijevicë e Plavë.


Znj. Tatjana Drakula Medenica, Drejtoreshë Ekzekutive e Organizatës për Zhvillimin Rajonal të Turizmit në Berane e Andrijevicë, përshendeti të pranishmit dhe prezantoi objektivin e qëllimet e takimit.


Takimi u përshëndet prej Kryetares së Komunës së Gucisë, Znj. Anele Cekic e cila tregoi për vlerën e madhe që angazhime të tilla si adresimi i sektorëve me potencial të veçantë zhvillimi, si ai i turizmit, kanë për përmirësimin e cilësisë së jetës në këto zona. Më tej ajo foli për rëndësinë që qasja ndërkufitare ka për të arritur rezultate në këto lloje sipërmarrjesh.



Në fjalën e tij Z. Blendi Bushati, Drejtor i Departamentit të Zhvillimit Rajonal në Fondin Shqiptar të Zhvillimitt, bëri një pasqyrë të angazhimeve të FSHZH-së për të krijuar kushtet e përshtatshme të zhvillimit për zonën e targetuar prej projektit MONTEAL dhe të zonës së Alpeve në përgjithësi.


Takimi vazhdoi me prezantimet e pjesmarrësve mbi ecurinë e punës për zbatimin e projektit MONTEAL, të cilët folën në terma konkretë për aktivitetet e kryera për zbatimin e projektit.


Pjesë e diskutimeve ishin edhe ngritja e tematikave konkrete që prekin e interesat e komuniteteve apo sipërmarrësve në këto zona si p.sh. vështirësitë për arritjen e pikave turistike me interes përmes shtigjeve që presin kufirin Shqipëri – Mal i Zi si dhe për përpjekjet institucionale që po ndërmerren për hapjen e disa pikave të tjera të kalimit të kufirit në këtë zonë.


Në takim u theksua impakti që do të kenë investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e vaçanërisht ndërtimi i rrugës Hani i Hotit Tamarë, për të mundësuar një konsolidim të kësaj zone në pikpamje të përpjekjeve të veta për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.


Takimi u mbyll me një diskutim mbi veprimet që duhen ndërmarrë për miratimin e planit të zhvillimit në takimin e ardhshëm.