Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 25 shkurt 2015

Përfundon mbjellja e fidanëve për pyllëzimin e zonës së Makareshit në Krastë të Krujës


Projekti “Rehabilitimi nëpërmjet pyllëzimeve të objektit Makaresh në ekonominë pyjore ‘Krasta e Krujës’” është hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Zbatimi i këtij projekti që filloi në tetor 2014, është mundësuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit Rajonal, me vlerë prej rreth 29,460,000 Lekë.


Projekti synon të rehabilitojë me anë të pyllëzimeve sipërfaqet e degraduara si pasojë e shfrytëzimit të terrenit nga subjekte për prodhim guri gëlqeror dhe inerte.



Faza e parë e këtij projekti, e cila përfundoi në dhjetor 2014, përfshinte mbjelljen e 76,500 fidanëve pishe 2-vjeçarë, pas sistemimit të terrenit dhe përshtatjes së tij për mbjellje. Tashmë projekti ka hyrë në fazën e shërbimit të fidanëve të pishës së egër, bimësi e cila është mbizotëruese në zonën e pyjeve të Krastës.


Projekti ka një kohëzgjatje prej 26 muaj, e cila konsiston në kryerjen e shërbimeve dhe zëvendësimin e bimësisë së dëmtuar pas mbjelljes.