Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 9 shkurt 2015

Ndërtimi i Ujësjellësit të Fshatit Dhërmi


“Ndërtimi i Ujësjellësit të fshatit Dhërmi”, bashkia Himarë, Qarku Vlorë është një nga projektet që po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit për Zhvillimin e Rajoneve (FZHR). Punimet punimet për ndërtimin e këtij ujësjellësi kanë filluar në nëntor 2014 dhe pritet të zgjasin rreth 6 muaj.


Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me bashkinë Himarë realizoi konsultimin me banorët e fshatit Dhërmi. Kjo procedurë e cila ndiqet nga FSHZH për të gjitha projektet e saj ka për qëllim të njohë banorët me të gjitha elementet e projektit, përfitimet e mundshme, planet e menaxhimit të mjedisit si standarde të cilat FSHZH i ka të detyrueshme për projektet e implementuara.



Gjatësia e Linjës së këtj ujësjellësi është rreth 2500 ml. Punimet që janë kryer deri më sot konsistojnë në gërmimin e kanalit 650ml i cili merr furnizimin me ujë nga burime në zonën e lumit të Dhërmiut sipas projektit dhe e përcjell drejt depos kryesore prej 500m³ e cila ndodhet mbi fshatin Dhërmi. Gjithashtu janë gërmuar rrugët e shërbimit drejt depos, si dhe ka filluar filluar ndërtimi i depos së ujit me konstruksion betonarme. Pranë kësaj depoje do të montohet saraçineska kryesore e komandimit e cila administron sasinë e prurjeve të ujit në tubacionin kryesor.


Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti do të jenë rreth 1260 banorë të fshatit Dhërmi si dhe vizitorët e shumtë gjatë sezonit të turizmit.


Me ndërtimin e këtij projekti synohet të përmirësohet sasia e prurjeve në një masë të konsiderueshme duke përfituar në këtë mënyrë një furnizim të vazhdueshëm dhe pa humbje në rrjet si dhe një menaxhim sa më i mirë i ujrave të burimeve.