Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë më, 28 janar 2015

Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Najeeb Abdulrahman Al-Bader u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në ambientet e FSHZH-së në Tiranë


Gjatë takimit, Drejtori Ekzekutiv Benet Beci, i prezantoi Ambasadorit Al-Bader një panorama të detajuar mbi punën dhe përgjegjësitë e FSHZH-së me qëllim promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm social- ekonomik të Shqipërisë.


Al-Bader shtoi se ai u familjarizua me mekanizmat dhe burimet e financimit të Fondit përmes donatorëve të ndryshëm, të cilët synojnë të ofrojnë ndihmë dhe trajnim teknik me qëllim përmirësimin e infrastrukturës socialo-ekonomike.


Ambasadori Al-Bader vlerësoi arritjet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kontributet e tij të vazhdueshme për përmirësimin dhe rehabilitimin e shërbimeve publike lokale dhe menaxhimin e projekteve të shumta të zhvillimit në Shqipëri në fusha prioritare si shëndetësia, arsimi, si dhe në sektorin ekonomik.



Al-Bader shprehu aspiratën e tij për të forcuar partneritetin dhe bashkëpunimin me FSHZH-në, për të kontribuar në progresin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë.


Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv Benet Beci riafirmoi rolin dinamik të Kuvajtit dhe kontributet e tij për rimëkëmbjen e infrastructures dhe rehabilitimin ekonomik në Shqipëri perms Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik I cili operon në sektorë kyç si atë të transportit, infrastructures dhe ujitjes.


Beci shprehu dëshirën e tij për të intensifikuar bashkëpunimin mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë, për konkretizimin e projekteve zhvillimore në dobi të shoqërisë shqiptare.


(Sipas ATSH-së-a.gegvataj)