Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë më, 14 janar 2015

Ura e Goricës tashmë e restauruar


Restaurimi i Urës së Goricës, në Qarkun e Beratit, i cili filloi në shtator të vitit 2014, tashmë ka përfunduar. Projekti u zbatua në kuadër të Projektit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale me financim të OFID dhe Qeverisë Shqiptare.


Punimet civile, që u kryen me qëllim konservimin dhe restaurimin e urës së vjetër të Goricës, konsistuan në ribërjen e kalldrëmit sipër urës, pastrimin e fasadës të jashtme, restaurimin e pjesëve të dëmtuara, gërmimet e aluvioneve, lirimin e linjave elektrike dhe të ujësjellsit nga sipër dhe ndriçimin e urës.



Në mesin e shekullit të XVII kjo urë përmendet nga udhëtari turk, Evlija Çelebiu i cili shprehet se ajo ka nëntë harqe, prej guri, tetë këmbëza të ngulura thellë në ujë si dhe dy këmbëza të forta anësore në brigjet e lumit. Më vonë në vitin 1777 sundimtari turk Ahmed Kurd Pasha i shtoi urës disa qemere prej guri. Në vitin 1888 ura u dëmtua nga prurjet e lumit Osum, ndërsa në vitet 1914-1918 ajo u dëmtua përsëri gjatë Luftës së Parë Botërore. Sot Ura paraqitet në gjendjen e pas riparimeve të Luftës së Parë. Ura ka gjatësi 127 metra dhe ngrihet mbi 7 qemere rrethore, midis të cilave janë çelur dritaret shkarkuese.


Kjo urë është shumë e rëndësishme për qytetarët e Beratit pasi lidh lagjen e Goricës me qendrën e qytetit.


Nisur nga rëndësia e saj historike dhe me nxjerrjen në pak të bukurisë së kësaj ure nga punimet restauruese dhe ndriçimi, Ura ka ngjallur kërshërinë e shumë vizotëve vendas dhe të huaj, duke u bërë pjesë e monumenteve të kulturës të aksesueshme për vizitorët e shumtë të Beratit, qytetit të UNESCO-s.