Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 23 dhjetor 2014

FSHZH zhvillon konsultimin me publikun për ndërtimin e dy ujësjellësve në Bashkinë Himarë


Me datë 23.12.2014 u realizua në Dhërmi, takimi me publikun për dy projekte të rëndësishme për Bashkinë Himarë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financim të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve do të zbatojë dy projekte ujësjellësish ku do të përfitojnë furnizimin me ujë fshati Dhërmi me anë të projektit ”Ndërtimi i ujësjellësit Dhërmi” dhe zona e plazhit të Dhërmiut me anë të projektit “Ndërtimi i Ujësjellësit Fresko, Dhërmi” Përfituesit e këtyre projekteve do të jenë si banorët e fshatit Dhërmi ashtu si dhe pushuesit të cilët frekuentojnë këtë zonë turistike gjatë periudhës së verës.



Gjate këtij takimi, për secilin projekt u prezantua projekti final dhe studimi mjedisor. Banorët diskutuan rreth problematikave që mund të hasen gjatë zbatimit të projektit dhe minimizimin e ndikimeve mjedisore dhe sociale.