Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 2 dhjetor 2014

Bordi Ndërkufitar i Projektit MONTEAL zhvillon në Shkodër takimin e radhës


Në datën 1 dhjetor 2014, u zhvillua në ambjentet e Qendrës së Informimit të Delegacionit Evropian në qytetin e Shkodrës mbledhja e tretë e Bordit Ndërkufitar të Projektit MONTEAL – “Investim në zhvillimin e qëndrueshëm njerëzor dhe ekonomik, përmes menaxhimit pjesmarrës të turizmit në zonën ndërkufitare të Kelmendit, Shkrelit, Andrijevicës, Beranës dhe Plavës”. Ky takim vjen në vazhdë të aktivitetit që FSHZH dhe Organizata Rajonale e Turizmit Bjelasica dhe Komovi kryejnë për zbatimin e këtij projektit, të mundësuar nga fondet e Instrumentit të Ndihmës së Para-antarësimit të Bashkimit Evropian.



Në takimin veç përfaqësuesve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe përfaqësuesve të Organizatës Rajonale të Turizmit Bjelasica dhe Komovi të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Njësitë e Qeverisjes Vendore të targetuara prej projektit në Shqipëri e Mal të Zi si dhe biznese të turizmit aktive në këtë zonë.


Takimi, i cili kishte si qëllim përgatitjen e një plani të përbashkët për zhvillimin e zonës së targetuar prej projektit, u hap prej koordinatorëve të projektit për FSHZH-në dhe ORT dhe vazhdoi me prezantimin e draftit të planit të zhvillimit të përgatitur në kuadër të projektit MONTEAL prej ekspertëve të angazhuar prej dy organizatave. Prezantimet u pasuan nga pyetje e diskutime.