Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 1 dhjetor 2014

Kryeministri Rama inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Kthesa e Qarrit - Bishan - Poro - Pish Poro - Bregdet”


Gjatë vizitës në qarkun e Fierit, Kryeministri Rama inspektoi edhe punimet për rikonstruksionin e rrugës “Kthesa e Qarrit - Pish Poro”. Ky rikonstruksion po zbatohet nga FSHZH në kuadër të “Projektit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale” me financim nga BERZH, BEI dhe IPA 2010-2011. Punimet kanë filluar në korrik 2013 dhe pritet të përfundojnë në fund të këtij viti. Rruga me gjatësi 11.6 km fillon tek kthesa e Ferrasit në rrugën e vjetër nacionale Fier-Vlorë dhe mbaron në fshatin Pishë pasi ka përshkuar fshatrat Qarr, Bishan, Poro dhe Pish Poro.


Punimet përfshijnë rikonstruksionin e plotë, me të gjithë elementet e infrastrukturës rrugore, punimet nëntokësore, trotuare në zonat e banuara dhe sinjalistikën.



Drejtuesi i punimeve e informoi Kryeministrin se pjesa ndërtimore e rrugës tashmë ka përfunduar dhe aktualisht po punohet për trotuaret në pjesën e rrugës që kalon në zona të banuara dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, të cilat priten të përfundojnë shumë shpejt.


Me realizimin e kësaj rruge banorëve të këtyre fshatrave do t’u jepet mundësia që prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale t’i transportojnë në kushte më të mira dhe më shpejt në tregjet e qyteteve Fier dhe Vlorë. Gjithashtu ky rikonstruksion do të lehtësojë aksesin e banorëve të zonës dhe vizitorëve në plazhin e Pish Porosë.