Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 27 nentor 2014

IPATECH merr pjesë në Panairin “Tirana International Fair”


Në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, nga data 22 - 26 Nëntor 2014 u organizua Panairi Tirana International Fair. Panairi mbulonte të gjithë sektorët duke filluar nga Agrobiznesi, turizmi, tregtia, makinritë, energjia etj. Ky është panairi më i madh që organizohet në Tiranë në këtë periudhë. Panairi u organizua nga kompania Klik Ekspo Group.


Në pjesën kushtuar agropërpunimit, Klik Ekspo Group, tentoi të formësojë Tiranën në udhëkryqin ku ndeshen shijet dhe produktet ushqimore dhe ku artet multietnike të të ngrënit mirë u ndërthurën, dhe po kështu vrulli i teknologjive të reja në industrinë agroushqimore u këmbye me artizanin e kujdesshëm. Ky panair ishte një vendtakim ku u përballën palët drejtpërdrejt të lidhura me zonat rurale në faqet e saj kultivuese e prodhuese, përpunuese e shpërndarëse, një dialog “i gjelbër” mes fermerëve dhe prodhuesve të makinerive bujqësore, mes prodhuesve dhe industrialistëve të përpunimit, një debat edukativ që propozonte teknologjitë inovative duke kanalizuar përzgjedhjet e operatorëve të sektorit, të nevojshme për zhvillimin e zonave rurale në vend.



Fondi Shqiptar i Zhvillimit ishte njëri prej pjesëmarrësve në këtë panair, pasi një nga projektet më të fundit që po implementohet nga FSHZH është projekti i financuar nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar IPA Adriatik me titull IPATECH: “Teknologji në Miniaturë, Sinergjia e kërkimeve dhe risive për të përmirësuar zhvillimin ekonomik të Adriatikut” i cili ka si objektiv fuqizimin e kompetencave kërkuese dhe inovatore të sektorit të agrobiznesit në rajonin e Adriatikut nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik, social dhe institucional”.


Përveç se ishte një kërkesë e projektit, pjesëmarrja dhe paraqitja e stendës së IPATECH në këtë panair i shërbeu prezantimit të projektit dhe arritjeve të tij para një publiku më të gjerë dhe një publiku të angazhuar në sektorin e agrobiznesit si dhe vendosjes së kontakteve dhe ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit.
Materiale promovuese dhe publicitare të përgatitura në kuadër të projektit IPATECH si dhe një material spjegues për projektin dhe arritjet e tij u vunë në dispozicion të vizitorëve të panairit.