Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 27 nëntor 2014

Fondi Shqiptar i Zhvillimit sjell në fokus çështjen e mirëmbajtjes së rrugëve


Mirëmbajtja e rrugëve rajonale dhe lokale ishte tema e Workshopit “Mbështetje për Zhvillimin e Sistemit të Qëndrueshëm të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Qeverisjen Lokale” organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe Roughton International Ltd (RI), më datë 26 Nëntor, në ambjentet e Hotel Tirana International. Roughton International është një kompani konsulence ndërkombëtare e kontraktuar nga FSHZH për të ofruar shërbimet e konsulencës në kuadër të Programit të mirëmbajtjes së rrugëve lokele, financuar nga Banka Europiane e Investimeve dhe zbatuar nga FSHZH.


Prezantimi dhe ndarja me aktorët përkatës në nivel qendror, rajonal e lokal i Dokumentit të Politikave Rrugët Rajonale dhe Lokale: Mbështetje për Zhvillimin e Sistemit të Qëndrueshëm të Mirëmbajtjes së Rrugëve, studim i realizuar në periudhën gusht-nëntor 2014 përbënte edhe qëllimin e këtij aktiviteti.



Dokumenti i politikave parashtron një analizë kritike të situatës aktuale në lidhje me çështjen e mirëmbajtjes së rrugëve lokale, implikimeve të reformës administrative-territoriale në këtë çështje si dhe eksplorimit të mënyra të ndryshme për t’u zbatuar në mirëmbajtjen e rrugëve. Gjenerimi i një serie rekomandimesh për politikëbërësit me qëllim sigurimin e një sistemi efektiv për mirëmbajtjen e rrugëve është gjithashtu pjesë përbëse e këtij Dokumenti.


Disa prej çështjeve që Dokumenti identifikon si prioritet për t’u adresuar janë: roli i Këshillave të Qarqeve në mirëmbajtjen e rrugëve; klasifikimi i rrugëve dhe skema e propozuar e këtij klasifikimi; katalogimi i të gjithë rrjetit rrugor; nivelet e shërbimit të mirëmbajtjes si dhe standardet përkatëse të mirëmbajtjes; kosto aktuale që shpenzohet për mirëmbajtje; llogaritja e kostove reale që nevojiten për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor lokal; mënyrat për zbatimin e mirëmbjatjes së rrugëve; financimi i mirëmbajtjes së rrugëve dhe së fundi roli i FSHZH në krijimin e një sistemi efektiv të mirëmbajtjes së rrugëve lokale.


Prezantimi u pasua nga një sesion disktutimi me pjesëmarrësit, të cilët konfirmuan edhe njëherë rëndësinë që paraqet çështja e mirëmbajtjes së rrugëve, gjendjes kaotike në lidhje me aspekte të caktuara të mirëmbajtjes si psh inventarizimi, standardizimi etj dhe nevoja për ndërhyrje në mënyrë që sisteme efektive të mirëmbajtjes së rrugëve të krijohen.