Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 24 tetor 2014

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka filluar këto ditë punimet për zbatimin e Projektit “Rehabilitimi i Segmentit Rrethrrotullimi i Doganës – Mbikalimi i Kasharit.”


Me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së sigurtë për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, gjatë periudhës që do të kryhen këto punime, ju lutemi të gjithë drejtuesve të mjeteve që për arsye nga më të ndryshmet lëvizin në këtë segment, të tregojnë kujdesin maksimal.


Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore ka marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së trafikut gjatë këtyre punimeve.


Nga ana e firmës zbatuese janë marrë të gjitha masat në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për paralajmërimin e vendit të kantierit ku kryhen këto punime, duke vendosur sinjalizimet e duhura për njoftimin dhe marrjen e masave nga ana e drejtuesve të mjeteve. Prej ngushtimeve të domosdoshme trungut të rrugës në këtë pjesë për krijimin e hapësirës së duhur për realizimin e punimeve, drejtuesit e mjeteve të drejtojnë mjetin me kujdesin maksimal dhe me shpejtësi të moderuar për shmangien e çdo të papriture gjatë kalimit në këtë segment rrugor.


Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,
Fondi Shqiptar i Zhvillimit