Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 13 tetor 2014

Departamenti i Infrastrukturës organizon analizën 9-mujore të punës


Me datë 10 tetor 2014, në qytetin e Sarandës, u zhvillua analiza 9-mujore e Departamentit të Infrastrukturës, të FSHZH-së. Në këtë analizë morën pjesë stafi i Njësisë së Infrastrukturës Rrugore, Njësisë së Mbështetjes Teknike, Njësisë së Mjedisit, Njësisë së projekteve Hidroteknike dhe Njësisë së Projekteve Komunitare. Takimin e drejtoi Z. Tritan Brahimaj, Drejtor i Departamentit të Infrastrukturës.


Në këtë analizë u diskutua rreth ecurisë së investimeve në kuadër të programit “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore & Lokale” të realizuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si dhe investimet e Qeverise Shqiptare, përmes Fondit të Zhvilllimit të Rajoneve. Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishin dhe programet e furnizimit me ujë të zonave rurale, financuar nga KFW; programe të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës së ujit të pijshëm në këto zona, përmirësimin e kushteve të jetesës etj.



Gjatë analizës iu kushtua rëndësi dhe çështjeve mjedisore, në kuadër të gjelbërimit, pyllëzimit, menaxhimit të mbetjeve, paraqitjes së situatës aktuale të statuseve të lejeve mjedisore dhe ndryshimet mbi procedurat mjedisore dhe sociale. Inventarizimi i rrugëve lokale & dytësore, si dhe kontrolli i projekteve teknike sipas donatorëve BERZH/ BEI, IPA 2012, KFW, si një kapacitet tjetër i ngritur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ishte një tjetër temë, për të cilën u fol gjatë kësaj analize.


Duke vlerësuar punën e deritanishme, analiza u mbyll me nxjerrjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve të ndryshme për ecurinë e mëtejshme të investimeve.