Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

8 Tetor 2014

Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Rruga Nacionale - Dajç” në Rrethin e Shkodrës


Ka pak muaj që kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e segmentit rrugor “Rruga Nacionale-Dajç”, me gjatësi 7. 4 km. Zbatimi i këtij projekti është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim nga Banka Islamike për Zhvillim. Rruga e re lidh fshatrat e Komunës Dajç i Bregut të Bunës me rrugën nacionale “Shkodër-Velipojë”.


Përpara këtij investimi gjendja e rrugës ka qënë shumë e keqe, me gropa dhe kalohej me vështirësi nga automjetet. Në periudhën e reshjeve, lëvizja e automjeteve vështirësohej edhe më shumë dhe në rastet e përmbytjeve të zonës nga lumi Buna, bëhej e pakalueshme.



Rruga e re me gjatësi afërsisht 7.4 km, ka një gjerësi asfalti prej 4 - 5 ml, dhe me bankina anësore në të dy krahët prej 0.5 ml si dhe trotuare dhe ndriçim në zonat e banuara. Rruga është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës përfshirë sinjalistikën vertikale dhe horizontale, mbrojtëse metalike, kanalizimet e ujrave të bardha, kuneta, vepra arti etj., përforcime të mureve anësore, zgjerim të kanaleve kulluese si dhe rindërtimin e disa veprave të artit në zonat me problematike të përmbytjes.


Me ndërtimin e kësaj rruge, banorët të cilët njihen për kultivimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale do ta kenë më të lehtë shitjen e produkteve si në tregun e Shkodrës ashtu edhe në atë të Velipojës gjatë sezonit të verës.