Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 26 shtator 2014

FSHZH organizon një udhëtim studimor në Gjirokastër në kuadër të projektit HERA


Në datat 23-24 shtator 2014 në qytetin e Gjirokastrës u organizua një udhëtim studimor me synim edukimin, rritjen dhe ngritjen e kapaciteve në mbrojtjen dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike. Ky udhëtim studimor dyditor u ndërmor në kuadër të projektit HERA mbi menaxhimin e qëndrueshëm të turizmit në zonën e Adriatikut, financuar nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar IPA Adriatik. Një ndër objektivat e këtij projekti ka të bëjë me përzgjedhjen e praktikave, të mëparshme dhe atyre aktuale, lidhur me mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të merren si shembuj referimi të cilat mund të transmetohen dhe kapitalizohen edhe në vende të tjera te Adriatikut.


Organizata suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Albania) u përzgjodh nga FSHZH si një nga organizatat rajonale me përvojën më të mirë në restaurimin e objekteve historike, si dhe në organizimin e Kampeve Rajonale të Restaurimit ku pjesëmarrësit ndjekin një program rigoroz dhe të plotë, duke kombinuar teorinë – përmes leksioneve dhe prezantimeve – me punën praktike – nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese në monumente në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë apo Serbi.


Në këtë udhëtim morën pjesë partnere nga qarqe dhe agjenci zhvillimi të Kroacisë, Universiteti i Foggia Itali, përfaqësues nga organizata CHwB, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Gjirokastër si dhe përfaqësues nga Departamenti i Zhvillimit Rajonal të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.



Aktiviteti u mbajt në ambientet e Hotel Çajupi, ku u mbajtën referenca nga Z. Blendi Bushati, Drejtor i Departamentit të Zhvillimit Rajonal, në FSHZH, i cili bëri një prezantim të aktivitetit të FSHZH-së; nga Znj. Lejla Hadžić, koordinatorja rajonale e CHwB Albania e cila referoi mbi aktivitetin e CHwB në Shqipëri dhe mbi metodologjinë e organizimit të kampeve të restaurimit. Pjesëmarrësit gjithashtu vizituan ambientet e CHëB, për të ndjekur një prej leksioneve teorike të mbajtur nga Dr .Matthias Bickert.


Me interes për pjesëmarrësit ishte edhe vizita në terren për të ndjekur nga afër punën restauruese të studentëve pjesëmarrës në kampin e restaurimit.


Kjo përvojë e mirë e CHwB do të do t’i shërbejë jo vetëm projektit për “Muzealizimin dhe Restaurimin e Fototekës Marubi” por do të transferohet edhe në vendet e tjera të Adriatikut.