Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

19 shtator 2014

Drejt finalizimit rikonstruksioni i rrugës "Bogë Qafë Thore", në komunën Shkrel të Malësisë së Madhe


Rikonstruksioni i rrugës “Bogë Qafë Thore” është një investim tjetër Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili po kryhet në kuadër të Projektit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale me financim nga BERZH, BEI dhe Qeveria Shqiptare. Punimet për rikonstruksionin i rrugës kanë nisur në prill 2013. Deri më sot është kryer rreth 75% e punimeve civile. Aktualisht po punohet në të gjithë gjatësinë e rrugës për betonimin e kunetave dhe vendosjen e bordurave. Gjithashtu është asfaltuar me shtresën e binderit dhe po punohet për vendosjen e mbrojtësve metalikë anësore të rrugës.


Rruga e re kalon në një nga zonat malore më piktoreske të Malësisë së Madhe, duke mundësuar aksesin në Parkun Kombëtar të Thethit, i cili është shndërruar në një destinacion të preferuar të turistëve vendas dhe të huaj të apasionuar pas turizmit malor. Vetë fshati i Bogës shquhet për shtëpitë karakteristike alpine dhe është një fshat turistik shumë i preferuar nga banorët e Shkodrës në stinën e verës.



Rruga e re, 11.2 km e gjatë, do të jetë e asfaltuar me një gjërësi asfalti prej 4 m, dhe bankina anësore në të dyja anët nga 0.5 m. Ajo do të jetë e pajisur me të gjithë elementët nevojshëm të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujrave të bardha, tombino, mure mbajtës etj dhe trotuare në zonat e banuara. Projekti parashikon zgjerimin e kthesave aktuale, për të mundësuar lehtësimin e lëvizjes së automjteve. Gjithashtu në pjesët piktoreske të rrugës do të vendosen tabela treguese për të orientuar turistët e shumtë që frekuentojnë Parkun Kombëtar të Thethit.


Me rikonstruksionin e rrugës dhe me mirëmbajtjen permanente të saj pritet që të rritet numri i turistëve vendas dhe të huaj të cilët do të kenë mundësi të frekuentojnë zonën edhe gjatë muajve të dimrit, duke nxitur kështu zhvillimin ekonomik në tërësi.