Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

10 shtator 2014

Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugës “Farkë-Rruga e Elbasanit”


Ka hyrë në fazën përfundimtare segmenti rrugor “Farkë-Rruga e Elbasanit”, me gjatësi 4 km, që lidh zonën e Saukut dhe komunën Farkë me kryeqytetin. Ky investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit do do t’ju shërbejë rreth 20 mijë banorëve të Njësisë Nr. 2 në Bashkinë Tiranë dhe komunës Farkë. Rruga e re është financuar nga Qeveria Shqiptare, BERZH, BEI dhe Bashkimi Europian përmes fondeve IPA 2010-2011.


Gjendja e rrugës ekzistuese ka qenë tejet e amortizuar dhe kalohej me vështirësi nga automjetet.


Rruga e re ka një gjërësi asfalti që varion nga 5-7 m. Po punohet për pajisjen e saj me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizime, ndriçim publik dhe trotuare në zonat e banuara, mure mbajtës, tombino dhe vepra të tjera arti.



Kjo rrugë do t’u japë akses banorëve të zonës drejt një rrjeti të gjerë rrugor, që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndërtuar, gjatë viteve të fundit, në komunat Baldushk dhe Petrelë, në territorin e komunës Farkë dhe në lagjet periferike të qytetit të Tiranës.


Nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje hapet një perspektivë e re e zhvillimit ekonomik për zonën bujqësore përreth Tiranës dhe njëkohësisht i paraprihet me infrastrukturë zgjerimit të vijës urbane të qytetit.