Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

4 shtator 2014

Përfundon rikonstruksioni i rrugës Lushnje – Hysgjokaj


16.500 mijë banorë të Komunave Hysgjokaj, Rrasë, Golem, Ballagat, në rrethet Lushnje dhe Elbasan tashmë kanë akses në një rrugë të asfaltuar sipas parametrave bashkëkohorë. Rruga me një gjatësi 12.6 km është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me financim të Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve të tjerë.


Gjendja e rrugës ekzistuese ka qënë tejet e amortizuar dhe kalohej me vështirësi nga automjetet.


Rruga e re ka një gjërësi asfalti prej 5.5 m dhe dy bankina nga 0.5 m. Ajo është e pajisur me trotuare në zonat e banuara, vepra arti, tombino, mure mbajtëse, mbrojtëse metalike si dhe sinjalistikën rrugore horizontale e vertikale.



Komuna Hysgjokaj së bashku me komunat fqinje të saj, njihen për prodhimet bujqësore dhe blegtorale, prodhime të cilat me rrugën e re do të mund të tregtohen më lehtë në tregun rajonal të Lushnjës. Ky investim e ka shkurtuar kohën e udhëtimit 3 herë krahasuar me atë përpara rikonstruksionit të rrugës.