Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tamare-Kelmend, 24 gusht 2014

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përmes projektit Monteal, mbështet Festën e Hënës së Plotë në fshatin Tamare


Të dielën më datë 24 gusht 2014, në qendër të fshtatit Tamare u zhvillua festa e Hënës së Plotë, organizuar prej komunës Kelmend me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit përmes projektit “MONTEAL- Investim në rritje të qëndrueshme njerëzore, ekonomike dhe lokale përmes menaxhimit pjesëmarrës të turizmit në zonën ndërkufitare të Kelmendit, Shkrelit, Andrijevicës, Beranës dhe Plavës”, financuar nga fondet IPA CBC. Ndërkohë që edhe banorë të zonës kanë kontribuar për një mbarëvajtje sa më të mirë të festës.



Aktiviteti që ka nisur të organizohet prej vitit 2006 mbledh të rinjtë e gjithë zonës së Kelmendit dhe është një ndër të paktat aktivitete argëtuese kolektive që adreson të rinjtë në këtë Komunë.


Festa që njihet gjithashtu si Festa e Emigrantëve, për shkak të numrit të madh të të kthyerve nga emigrimi që marrin pjesë në të, kaloi në një atmosferë të ngrohtë e festive, që krijoi mundësi për një gërshetim harmonik të mundësive për argëtim dhe energjisë së të rinjve.


Veç argëtimit të rinjtë patën mundësi të njihen me projektin Monteal dhe aktivitetin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në komunën e Kelmendit dhe zonën e Alpeve në përgjithësi.