Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 30 korrik 2014

Z. Peleshi dhe Z. Çuçi marrin pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Pezë e Madhe-Pezë e Vogël”


Reforma territoriale do të zhvillojë fshatin duke mos i kufizuar investimet në këtë zona në projekte të izoluara infrastrukturore. Këtë mesazh i ka përcjellë zv/kryeministri Niko Peleshi banorëve të komunës Pezë, ndërsa mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve në rrugën Pezë e Madhe-Pezë e Vogël.


I shoqëruar nga ministri për Çështjet Vendore Bledi Cuci dhe deputeti Artan Gaçi. Përfitimet financiare të drejtpërdrejta që do të ketë vendi nga kjo reformë, arrijnë deri në 60 milionë dollarë në vit.



“Presim të fitojmë nga 40 deri në 60 milionë dollarë në vit të cilat do të shkojnë vetëm për sherbimet dhe investimet vendore, që është, mendoj unë, një paketë mjaft e mirë që në 4 vite i thonë 240 milion dollarë. 240 milionë dollarë unë mendoj që shumë gjëra mund të bëhen në Shqipëri në komuna dhe nëpër bashki”, u shpreh ministri Çuçi.


Zëvendëskryeministri e cilësoi reformën si të vonuar dhe një korrigjim historik, ndërsa sa i përket investimeve në fshat tha se në të ardhmen, me hartën e re, do të kenë një qasje integrale.


“Duke filluar që nesër do jeni pjesë e Bashkisë së Tiranës, pra do jeni pjesë e bashkisë së madhe të Tiranës. Kjo e bën edhe më të mundshme që fshati të mos trajtohet më vetëm më një rrugë, apo me një ujësjellës por të trajtohet si një kompleks”, u shpreh Peleshi.


Investimi dhe përfundimet e punimeve në rrugën Pezë e Madhe–Pezë e Vogël u mundësua fal çeljes së fondeve nga ana e Fondit Shqiptar për Zhvillim, që ka mundësuar dhe shtrimin e linjës së re të ujësjellësit. Ky aks rrugor i lidh 6000 banorë të Komunës Pezë me rrugën nacionale, duke rritur mundësitë për një zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe turistik të zonës.


(www.shqiptarja.com)