Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

23 korrik 2014

Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Peshkopi-Ushtëlenxë”


Ka pak muaj që kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e segmentit rrugor “Peshkopi-Ushtëlenxë”, me gjatësi 3.7 km. Zbatimi i këtij projekti është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim nga Banka Islamike për Zhvillim.Rruga e re lidh fshatin Ushtëlenxë, të Komunës Qendër-Tomin, me qytetin e Peshkopisë.



Fshati Ushtëlenxë, shtrihet në veriperëndim të qytetit të Peshkopisë; bujqësia përbën bazën e zhvillimit ekonomik të zonës dhe pjesën më të madhe të tregut të punës. Vitet e fundit është vënë re një tendencë gjithmonë e në rritje për kultivimin e pemëtarisë sidomos qershive, mollëve e dardhave.


Me ndërtimin e kësaj rruge, banorët do ta kenë më të lehtë shitjen e produkteve bujqësore e blegtorale në tregun e Peshkopisë. Gjithashtu afërsia me qytetin e Peshkopisë do të rrisë mundësitë e punësimit në sektorë të tjerë përveç atij të bujqësisë.