Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

11 korrik 2014

Përfundojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Vorë - Kuç


10 mijë banorë të Vorës, Kuçit, Picarit, Gjokajt, në Rrethin e Tiranës, tashmë komunikojnë midis tyre me rrugë të asfaltuar të parametrave bashkëkohore. Rruga Vorë - Kuç 7.7 km e gjatë, është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili lidh këto fshatra me bashkinë e Vorës dhe me Autostradën Tiranë - Durrës. Kjo rrugë është financuar nga BERZH, BEI dhe IPA 2010-2011.



Gjendja e mëparshme e rrugës ka qënë tejet e amortizuar dhe kalohej me vështirësi nga automjetet. Në pjesën më të madhe të saj rruga ishte e shtruar me çakull dhe me asfalt të degraduar.


Rruga e re ka një gjërësi asfalti që varion nga 4 - 7 m dhe dy bankina nga 0.75 m. Ajo është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, siç janë vijëzimet, kanalizimet e ujrave të bardha, mure mbajtës, tombino dhe vepra të tjera arti. Kanë mbetur për t’u vendosur disa tabela sinjalistike.


Me rrugën e re fermerët do të kenë mundësi të transportojnë produktet e tyre në tregjet e Tiranës dhe Durrësit në një kohë më të shkurtër dhe me kosto më të ulët. Ky investim e ka shkurtuar kohën e udhëtimit 3 herë krahasuar me atë përpara rikonstruksionit të rrugës.