Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, 4 korrik 2014

Rruga që lidh Matin dhe Mirditën drejt përfundimit


Ka rreth një vit që ka përfunduar rikonstruksioni i segmentit rrugor “Rrëshen –Urakë” që është pjesë e rrugës “Rrëshen – Burrel”. Ky segment rrugor, rikonstruksioni i të cilit është mundësuar në kuadër të Projektit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale, me financim të BERZH dhe BEI, është në fazën e garancisë së punimeve. Rruga (loti i parë) ka një gjatësi prej 18,7 km dhe kalon nëpër fshatrat Prosek, Perlat Qendër të komunës Kthellë dhe përfundon në fshatin Urakë të komunës Rukaj si dhe është rruga e vetme për në komunat Selitë dhe Lurë. Rruga është e pajisur me të gjithe elementët e infrastrukturës duke përfshirë sinjalistikën horizontale dhe vertikale. Rruga e re u ka ardhur në ndihmë rreth 15 mijë banorëvë të kësaj zone.



Ndërsa punimet për lotin e dytë “Urakë –Ura e Shoshajve”, me gjatësi prej 13 km , kanë filluar në shtator të 2013-tës dhe kanë ecur me ritme mjaft të mira. Në punimet e rikonstruksionit të këtij segmenti rrugor është përfshirë edhe ndërtimi i një ure me gjatësi 180 m mbi liqenin e Ulzës. Kjo urë betoni është ndërtuar paralel me urën e vjetër prej druri, tip pasarele. Kjo e fundit përdorej nga banorët edhe pse e pasigurt për jetën e tyre, ku raste humbjesh njerëzore kanë ndodhur jo shumë vite larg. Ndaj banorët urën e re ndryshe e thërrasin “Ura e Shpresës”, përkundrejt emërtimit “Ura e Vdekjes” që ka pasarela përkrah saj si memorial i një të shkuare të hidhur.