Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 16 qershor 2014

FSHZH merr pjesë në Panairin e Parë Ndërkombëtar të Makinerive Bujqësore për Europën Juglindore


Në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, nga data 13 -15 qershor 2014 u organizua Panairi i Parë Ndërkombëtar i Makinerive Bujqësore për Europën Juglindore (EIMA South – East Europe). Ky panair që i kushtohet mekanizimit bujqësor dhe pajisjeve për industrinë bujqësore “Made in Italy” u organizua nga Enti Kombëtar Rural (EKR) dhe FederUnacoma (Federata Italiane e Prodhuesve të Makinerive Bujqësore) nën kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, dhe në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, me Fiera del Levante dhe Institutin Agronomik Mesdhetar të Barit.


Gjatë vizitës së tij në panair, Z. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, tha se: “Është për herë të parë që në Shqipëri vjen një ofertë kaq integrale e makinerive bujqësore, që mbulojnë të gjithë ciklin e prodhimit, duke filluar që nga mbjellja, punimi i tokës, spërkatjet, ambalazhimi dhe deri tek tregtimi dhe kjo është shumë inkurajuese. Padyshim këto janë pajisje të teknologjisë së lartë, të cilat garantojnë cilësi të lartë të punimeve në bujqësi, të grumbullimit të produktit, të paketimit, të ambalazhimit, përpunimit të tij dhe padyshim kjo përbën dhe një ofertë shumë serioze por edhe shumë interesante për të gjithë fermerët , për të gjithë agropërpunuesit , për të gjithë tregtuesit dhe shpërndarësit por njëkohësisht edhe për industrinë ushqimore shqiptare.”



Fondi Shqiptar i zhvillimit ishte njëri prej 40 pjesëmarrësve në këtë panair, pasi njëri nga projektet më të fundit që po implementohet nga FSHZH është projekti i financuar nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar IPA Adriatik me titull “IPATECH: Teknologji në Miniaturë, Sinergjia e kërkimeve dhe risive për të përmirësuar zhvillimin ekonomik të Adriatikut” i cili ka si objektiv fuqizimin e kompetencave kërkuese dhe inovatore të sektorit të agrobiznesit në rajonin e Adriatikut nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik, social dhe institucional”.


Qëllimi i pjesëmarrjes në këtë panair ishte prezantimi i projektit një publiku të angazhuar në sektorin e agrobiznesit si dhe njohja e tyre me projektet e investimit në këtë sektor.