Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

3 qershor 2014

15000 banorë të Bashkisë Kamëz dhe Komunës Bërxullë, në Rrethin e Tiranës tashmë kanë akses në një rrugë të asfaltuar sipas parametrave bashkëkohorë


Rikonstruksioni i rrugës “Bërxullë-Laknas”, është një tjetër investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ky projekt është financuar nga BERZH, BEI dhe IPA 2010-2011, në kuadër të Projektit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale.


Kjo rrugë lidh Bashkinë Kamëz me fshatin e Laknasit dhe Komunën Bërxull si dhe me rrugën Nacionale të Rinasit.
Punimet civile për rikonstruksionin e kësaj rruge filluan në qershor 2013 dhe tashmë punimet kanë përfunduar dhe rruga është në fazën e garancisë. Rruga ka një gjatësi prej 3.8 km dhe shtrihet në një terren fushor.



Punimet civile për rikonstruksionin e kësaj rruge konsistuan në zgjerimin e rrugës ekzistuese, duke përfshirë një gjerësi asfalti 6 metra me bankina prej 0.5 metra në të dy anët e rrugës. Rruga gjithashtu është e pajisur me të gjitha elementët e infrastrukturës si sinjalistika horizontale e vertikale, barriera mbrojtëse çeliku, kanalizimet e ujrave të bardha, tombino dhe vepra të tjera arti. Gjithashtu është pastruar dhe sistemuar kanali anësor dhe është plotësuar me tuba përgjatë gjithë gjatësisë së tij.


Para ndërhyrjes rruga ishte me gropa të mëdha, me prani ujrash në trupin e saj dhe e pakalueshme për makinat e vogla.


Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij investimi do të jenë rreth 15 000 banorë të Bashkisë Kamëz, fshatit Laknas dhe Komunës Bërxullë, në Rrethin e Tiranës.