Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

7 maj 2014

Krijimi i sinergjive të përbashkëta zhvillimi

Takimi i përbashkët i përfaqësuesve të autoriteteve lokale të brezit kufitar Shqipëri-Kosovë


Në datën 7 maj 2014 Fondi Shqiptar i Zhvillimit organizoi takimin e përbashkët të përfaqësuesve të autoriteteve lokale të brezit kufitar Shqipëri-Kosovë me temë “Krijimi i sinergjive të përbashkëta zhvillimi”. Mikëpritësi i takimit ishte Komuna Junik.


Takimi u organizua në vazhdën e një serie përpjekjesh të mëparshme që FSHZH ka ndërmarrë që nga filimviti 2014, në kuadrin e rivitalizimit të angazhimit të ngushtë institucional, ekonomik e kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës prej qeverive të dy vendeve. Një proces intensiv komunikimi është zhvilluar muajt e fundit me përfaqësuesit e njësive vendore në të dy anët e kufirit me qëllim harmonizimin dhe rajonalizimin e ndërhyrjeve zhvillimore.



Në takimin e përbashkët morën pjesë përfaqësuesit e njësive vendore në Kosovë (Komunat Gjakovë, Pejë, Junik dhe Deçan); përfaqësues të njësive vendore në Shqipëri (Bashkitë Tropojë dhe Krumë, Komunat Golaj, Bytyç, Margegaj dhe Tropojë e Vjetër), përfaqësues nga Agjensia e Zhvillimit të Rajonit Ekonomik Perëndimor dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Gjithashtu, takimin e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Z. Qemal Minxhozi.


Takimi i datës 7 maj 2014, në Junik, përbën një hap të rëndësishëm në përgatitjen e planit afatshkurtër të veprimit dhe në formalizimin e strukturave që do të mundësojnë, lehtësojnë e mbikqyrin zbatimin e projekteve si dhe hartimin e përmbushjen e politikave në nivel qendror e vendor.